Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri: Seanca e Këshillit të Sigurimit, grackë e Serbisë për të prezantuar Kosovën me UNMIKUN

    08/02/2024 14:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se Serbia me anë të seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sonte është që ta degradojë shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.

    Shefi i GP të PDK-së, Tahiri ka thënë se synimi i Serbisë është që të degradojë Kosovën në arenën ndërkombëtare sepse në këtë seancë sipas tij flet “UNMIKU” për Kosovën.

    “E vetmja kënaqësi për Serbinë është të ftojë atë sepse aty në radhë të parë flet UNMIKU, gjithmonë me synimin të degradojnë shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, synojnë të kenë UNMIKU-n të parin, jemi dakorduar që mundësisht të mos shkojnë as kryeministri, as presidenti, as ministrja të përfaqësojnë Kosovën por ambasadori sepse është nivel më i lartë”, ka thënë Tahiri.

    Sipas tij, kjo është grackë e Serbisë gjithmonë për të prezantuar Kosovën me UNMIKUN.

    “Është kurth, grackë e Serbisë. Gjithmonë për të prezantuar Kosovën bashkë me UNMIKUN. Para vitit 2021, kanë ardhur 117 njohje, asnjë njohje kur qeverisni ju. Qikjo është Kosova që e udhëheqni me cnjohje, degradimin që e keni sjellë në arenën ndërkombëtare”, ka vijuar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Pas deklaratës së Trumpit, Tahiri: Koha me u kfjell, koha të konstituohet Kuvendi

    Tahiri: Propozimi për seanca një herë në javë është antikushtetues, “shpikje” për qeverisje tranzicionale autoritare

    Tahiri: Qeveria bashkëpunoi me Listën Serbe, do të ikë me 9 shkurt

    Të Fundit

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.