Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri: Rrëzimi i Ligjit për KPK-në, lajm shumë i mirë për drejtësinë

    24/03/2023 20:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se rrëzimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese është lajm shumë i mirë për drejtësinë.

    Gjykata Kushtetuese të premten e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për KPK-në, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vitin e shkuar.

    Tahiri ka thënë për KOHËN se vendimi i Kushtetueses është lajm i mirë për Kosovën. Sipas tij, me këtë vendim “Prokurori i Shtetit nuk po vendoset nën kthetrat e pushtetit të Kurtit”.

    “Sot jemi të lumtur që Kushtetuesja na ka dhënë të drejtë mbi ato që kemi thënë për Ligjin për KPK-në. Është lajm i mirë për Kosovën që përfundimisht Prokurori i Shtetit nuk po arrin të vendoset nën kthetrat e pushtetit të Kurtit. Ky është lajm shumë i mirë për drejtësinë”, ka thënë ai.

    Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Haradinaj ka thënë se ky ligj ka synuar që ta vërë sistemin e drejtësisë nën kthetrat politike. Ka theksuar se e kanë paralajmëruar edhe ministren Albulena Haxhiu, por edhe kryeministrin Albin Kurti se një ligj i tillë nuk mund të kalojë.

    “Ne si Grup Parlamentar i PDK-së, që në momentin kur ka ardhur Ligji për KPK-në në debatin parlamentar që kemi pas, kemi thënë se ky ligj është në shpërputhje me rendin tonë kushtetues dhe si i tillë nuk mund të kalojë. Ne i kemi propozuar Qeverisë që ta tërheqë mbrapa sepse nuk mund të kalojë një projektligj i tillë, i cili zyrën e Kryeprokurorit e vë nën kthetrat e politikës apo më mirë të themi nën kthetrat e Albin Kurtit. I kemi dhënë të gjitha argumentet tona duke mos dashur të kemi betejë politike për një çështje kaq të rëndësishme për drejtësinë, mirëpo këto argumente nuk janë marrë parasysh as nga ministrja, as nga kryeministri dhe ata kanë proceduar projektligjin që të votohet në të dyja leximet. Në afatin kohor e kemi proceduar në Kushtetuese me argumentet tona, të cilat e bëjnë si ligj në shpërputhje me Kushtetutën”, ka thënë Tahiri.

    Artikuj të ngjashëm

    Hasani: Ish-opozita s’ka asnjë faj për bllokadën – LVV po e luan lojën e budallait

    Për të 13-të herë dorëzohen në Kushtetuese dosje për kompensim të dëmeve të luftës

    Kushtetuesja vlerëson se Ligji për zyrtarët publikë s’është antikushtetues 

    Të Fundit

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Nga vapa përvëluese në rrebeshe, stuhi dhe ulje temperaturash deri në 16°C brenda 48 orëve

    Tragjedi në Treboviq, ky është 15 vjeçari që vdiq

    “Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

    “Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.