sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri: Pushteti i Kurtit çdo ditë po shndërrohet në regjim politik arbitrar

    09/07/2021 13:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se Kurti përveçse e ka shndërruar pushtetin e tij në ndërmarrje të punësimit familjar, pushteti i tij po shndërrohet edhe në regjim politik arbitrar.

    Tahiri ka shkruar se kjo tashmë është edhe pikëpamje e shoqërisë civile dhe partnerëve strategjik të Kosovës.

    “Pushteti i Albin Kurtit, përveçse është shndërruar në ndërmarrje për punësim familjar, për çdo ditë po shndërrohet edhe në regjim politik arbitrar, duke devalvuar institucionet publike dhe mekanizmat e pavarur. Kjo tashmë nuk është vetëm pikëpamje jona e bazuar, por edhe pikëpamje e shoqërisë civile, partnerëve strategjik të Republikës sonë dhe çdo qytetari që po i sheh qartazi veprimet e këtij pushteti. Prandaj, ne do t’i kundërvihemi me çdo mjet demokratik e ligjor kësaj mësymje arbitrare”, ka shkruar ai.

    Tutje shefi i deputetëve të PDK-së ka thënë se qeveria Kurti ka tendencë të qartë për të shembur çdo traditë të mirëfilltë institucionalnal.

    “Grupi Parlamentar i PDK-së, tashmë ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin antikushtetues për shkarkimin e Komisionit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Që nga ngjizja e idesë për të ndërhyrë në këtë institucion, tek vlerësimi irracional dhe veprimi arbitrar për shkarkimin e tij, siç edhe në institucionet tjera të pavarura, përbëjnë tendencë të qartë për të shembur çdo traditë të mirëfilltë institucionale, brutalisht e në kundërshti me ligjet e Kushtetutën. Por ne do ta ballafaqojmë këtë pushtet, jo vetëm me këtë rast por me çdo rast e shkelje që po e ndërmerr me paramendim, në dëm të institucioneve publike e të pavarura të shtetit tonë”, ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Ismaili i PDK-së: E mbështesim Kurtin në secilën përpjekje për të sjellë njohje të ndërsjellë

    Ish-deputetët e PDK-së vizitojnë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në Hagë

    Bekim Haxhiu për vlerën e koeficientit: Turpëruese, ky vendim të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

    Të Fundit

    Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit Elfir Behrami nga Podujeva

    AAK i përgjigjet Ramabajës: UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare

    Hetem Ramadani: Kosova qe 20 vjet është në krizë, nuk e ka krijuar Albin Kurti këtë krizë

    Hoti: Kurrë s’kemi qenë në pozitë kaq të pafavorshme në marrëdhëniet me ShBA-në

    Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe, kërkojnë largimin e tyre nga tregu

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.