Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri: Pushteti aktual do që ta shtyjë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale, kampi ish-opozitar t’i ndërmarrë këto tri veprime që tani

    01/06/2025 17:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri tha se pushteti aktual është “përfituesi i heshtur” i ngërçit politik.

    Tahiri shkroi në Facebook se partitë tjera shqiptare nuk duhet të taktizojnë, por duhet t’i ndërmarrë disa vendime “që tani”.

    Sipas tij, këto parti duhet të nisin “dialogun brenda kampit ish-opozitar”, duhet “të përgatitet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe “të ndjek afatet kushtetuese për formimin e qeverisë”.

    “Në qoftë se VV krijonë qeveri me 61 deputetë kjo është më së miri për ndryshim i cili do të ndodh në fillim të vitit 2026, e në qoftë se nuk krijohet kjo qeveri (unë besoj që nuk e dëshiron Kurti këtë opcion) atëherë duhet të formohet një qeveri opozitare që do të ndërmarrë pesë veprime konkrete në 3 mujat e parë”, shkroi ndër tjerash Tahiri.

    Postimi i Besnik Tahirit:

    Pas seancës së djeshme të 24 duhet të themi disa çështje drejt, pushteti aktual është përfituesi i heshtur i kësaj situate. Si opozitë paraprake, duhet ta shohim këtë realitet.

    Qeveria aktuale, me mbi 350 persona, përfshirë kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, kabinetet dhe stafin politik të emëruar nga partia, vazhdon të qëndrojë në zyrë pa një legjitimitet të ri. Ndërkohë, vendi po stagnon dhe po përballet me pasiguri. Kjo nuk është rastësi, është një strategji e qëllimshme për të shtyrë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale të tetorit. Qetësia e tyre nuk është përgjegjësi shtetërore, është një llogari e ftohtë për pushtet dhe fushatë.

    Duke e pasur parasysh këtë strategji, opozita e djeshme nuk duhet të taktizojë por duhet të ndërmarrë tri veprime që tani:

    1. Të nisë dialogun brenda kampit ish-opozitar;
    2. Të përgatitet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe
    3. Të ndjek afatet kushtetuese për formimim e qeverisë;

    Në qoftë se VV krijonë qeveri me 61 deputetë kjo është më së miri për ndryshim i cili do të ndodh në fillim të vitit 2026, e në qoftë se nuk krijohet kjo qeveri (unë besoj që nuk e dëshiron Kurti këtë opcion) atëherë duhet të formohet një qeveri opozitare që do të ndërmarrë pesë veprime konkrete në 3 mujat e parë:

    – Uljen e çmimit të energjisë (i lehtësohet jeta sektorit privat)

    – Rritjen e pagave në sektorin publik (motivohet administrata e shtetit për punë e reforma)

    – Anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës;

    – Përgatitjen dhe menaxhimin e zgjedhjeve lokale;

    – Fillimin e procesit për zgjedhjen e Presidentit, duke qenë të gatshëm edhe për zgjedhje të reja nëse kjo dështon.

    Shkurt e shqip, opozita e ka në dorë largimin e shtabin zgjedhor të VV-së të zgjedhjeve lokale nga qeveria qendrore, e cila përfshin mbi 350 të punësuar politikisht, që do të përdoren si mjet për fushatën komunale. Mos ua jepni kohën, mjetet dhe institucionet për ta realizuar këtë pa asnjë përgjegjësi.

    Përndryshe, kur ta kenë marrë edhe pushtetin lokal, mos t’vajtojmë!

    Artikuj të ngjashëm

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.