Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri për qeverisjen e Kurtit: Ikje e të rinjëve, inflacion, varfëri…

    12/01/2023 17:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Abelard Tahiri, ka fajësuar kryeministrin, Albin Kurti për gjendjen sipas tij të mjerueshme në Kosovë.

    Në një postim në Facebook, Tahiri tha se partia e tij është angazhuar aktivisht në parlament mirëpo edhe në aktivitete tjera politike.

    Ai e akuzoi qeverisjen e kryeministrit Albin Kurtit, si qeverisje arogante që siç thotë ai sjelli Kosovën në “gjendjen më të keqe ndonjëherë”.

    Sipas Tahirit, qeverisja e kryeministrit ka rezultuar me ikjen e të rinjëve, inflacion dhe pa investime.

    Tahiri tha se duhet një angazhim më i madh politik sepse sipas tij, kjo është gjendje e papërballueshme.

    Në fund ai përmendi takimin e sotshëm të PDK-së, duke thënë se nga kjo gjendje e qeverisjes, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë e heshtur e as pa alternativë.

    Postimi i plotë:

    Për Grupin Parlamentar të PDK-së, 2022-ta ishte vit me angazhim parlamentar e politik, në funksion të korrigjimit të pushtetit e ballafaqimit të tij me papërgjegjësinë dhe paaftësinë. Megjithatë, përkundër konsideratës, reflektimi i pushtetit nuk ka ndodhur në asnjë fushë.Përkundrazi, Kosova sot në shumë drejtime është më keq se kurrë ndonjëherë më parë që nga çlirimi. Ikje e të rinjve, inflacion dhe thellim në varfëri, pa investime, pa reforma dhe përballë të gjitha këtyre, një pushtet arrogant që e amniston paaftësinë me faktin se i ka fituar zgjedhjet.

    Kjo gjendje e papërballueshme për shoqërinë tonë, e bën të domosdoshme një angazhim edhe më të madh politik. Prandaj në vitin 2023, Grupi Parlamentar i PDK-së do të jetë në krye të kësaj domosdoshmërie. Në takim me kolegët deputetë të PDK-së, diskutuam për temat emergjente që i ka Kosova dhe të cilat, sot janë shqetësim i çdo qytetari, e rreth të cilave Partia Demokratike e Kosovës, nuk do qëndrojë as e heshtur, e as pa alternativë.

    Artikuj të ngjashëm

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Të Fundit

    Vdekja e 27 vjeçarit, Koci e krahason me rastin e George Floyd në SHBA : Ky popull krejt në gjumë, s’proteston askush

    “Ki me kthy Serbinë në Kosovë”, Zafir Berisha i këndon rahmet për së gjalli Kadri Veselit – e akuzon Kurtin për argat të Serbisë

    Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    Policia apelon për kujdes në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore

    Anita Haradinaj: Vetëm Ramushi më duron, kam ditë me zgjedh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.