Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbështetur marrëveshjen e arritur në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se është jetike për vendin që procesi i dialogut t’i shërbejë një qëllimi madhor, duke theksuar anëtarësimin e vendit në NATO.
“Synimi përfundimtar duhet të jetë njohja reciproke”, tha ai.
Duke folur për Asociacionin, ai ka thënë se kjo është përcaktuar edhe me planin e Ahtisaarit, duke iu thënë deputetëve se “duhet të jemi të sinqertë”.