sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri: Një furrë në Kosovë ka ndërmjetësuar që të blihen rezervat shtetërore të grurit në Turqi

    25/05/2023 11:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë skandal me çështjen e rezervave shtetërore.

    Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, Tahiri tha se procedurat që janë klasifikuar si ‘sekret shtetëror’ për rezerva shtetërore, janë të kundërligjshme dhe paralajmëroi padi dhe ndjekje në gjykatë për këtë rast.

    “Vendi ku ruhen rezervat shtetërore është plotësisht normale të jetë sekret shtetëror, mirëpo sa është blerë e ku është blerë, procedura, kompanitë ku janë  – këto nuk mund të jenë sekrete shtetërore, kjo s’ka ndodhur asnjëherë”.

    “Kjo (ministrja Hajdari) ka bërë një vepër penale goxha të rëndë me të cilën ka për t’u ballafaquar”, deklaroi Tahiri.

    Ai po ashtu shtoi se rezervat shtetërore që qeveria i ka blerë në Turqi, i kanë blerë nga një kompani e ndërtimit dhe se ndërmjetësuesi ka qenë një furrë në Kosovë.

    “Pra, një furrë në Kosovë ka ndërmjetësuar që të blihen rezervat shtetërore të grurit në Turqi, dhe në fund ka dështuar dhe i ka kërkuar ambasadës turke ndihmë”

    “Kjo ministre që e drejton një prej dikastereve më të rëndësishme të vendit tonë, është duke u ballafaquar me një mori keqpërdorimesh në kuadër të asaj ministrie që i prin vetë, dhe padyshim që për të gjitha do të ndiqet penalisht”, përfundoi Tahiri i PDK-së

    Artikuj të ngjashëm

    LDK dënon ashpër sulmet e grupeve kriminale ndaj forcave të KFOR-it

    Kurti pas takimit me QUINT-in: Dënoj sulmet kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve

    Vuçiq vazhdon propagandën: Kurti përgatiti konflikt mes serbëve dhe NATO-s

    Të Fundit

    LDK dënon ashpër sulmet e grupeve kriminale ndaj forcave të KFOR-it

    Kurti pas takimit me QUINT-in: Dënoj sulmet kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve

    Vuçiq vazhdon propagandën: Kurti përgatiti konflikt mes serbëve dhe NATO-s

    Vetura e mediumit kosovar goditet me plumb (FOTO)

    Durmishi: KFOR-i edhe gazetarët besoj e kuptuan se serbët nuk sulmojnë vetëm Qeverinë e LVV-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.