Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri ngre alarmin: Drafti i statutit të Asociacionit është shqetësues, po krijohet një nivel i tretë i pushtetit

    19/11/2023 17:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se drafti i statutit të Asociacionit, i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë dhe i pranuar nga kryeministri, Albin Kurti është shqetësues për vendin.

    Sipas tij, përmes Asociacionit do të krijohet një nivel i tretë i pushtetit në vend, ku komuniteti serb në Kosovë, do të kenë një nivel të madh të vetëmenaxhimit.

    Tahiri thotë se nga drafti që kanë parë dhe që është më i përafërt me draftin origjinal ka shqetësime serioze, pasi flitet për një shtrirje territoriale të komunitetit serb në Kosovë, për vetëmenaxhim të serbëve që formën e ka të Asociacionit, por përmbajtjen komplet tjetër.

    Tahiri duke kritikuar Kurtin për qasjen e tij në dialog, thotë se ai është kryeministri i parë që sjell një draft-statut për themelimin e Asociacionit.

    Krahas kësaj, Tahiri thekson se mostransparenca e Kurtit për Asociacionin është e papranueshme.

    Në anën tjetër, shefi i deputetëve të PDK-së, thotë se largimi nga agjenda e dialogut të njohjes de-jure, ka rrezikuar kompromise të mëtutjeshme, përkundër që mund të themelohet Asociacioni.

    Diplomatët euro-amerikanë më 21 tetor në Prishtinë, kanë propozuar një draft-statut për themelimin e Asociacionit, i cili deri më tani nuk është bërë publik nga zyrtarët qeveritar. Megjithatë, një draft e ka publikuar ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i cili ka thënë se ai është origjinali që është propozuar nga euro-amerikanët.

    Artikuj të ngjashëm

    PDK do t’i dërgojë në Kushtetuese 20 ligje

    “200 mijë euro grante për familjarë”, përplasje mes Fitore Pacollit dhe Abelard Tahirit në Kuvend

    Tahiri kërkon nga AKI-ja që të bëjë kallëzim penal ndaj Rilind Gërvallës

    Të Fundit

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.