Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka marrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se kjo seancë është thirrur pasi sipas tij Qeveria po e mbron kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin.
“Si të mos e ftojmë një debat të tillë, për një person politik i cili sot gjendet në paraburgim dhe e shohim se të gjithë ju po e mbroni. Duke e pa tendencën tuaj për me e mbrojt një person të tillë dhe deri në momentin kur e kemi thirrë këtë seancë të jashtëzakonshme është refuzu të shkarkohet personi në fjalë”, u shpreh Tahiri.
Tutje, deputeti i PDK-së ngriti dyshimet se Krasniqi nuk është shkarkuar ende.
“Unë dyshoj që personi në fjalë ende nuk është shkarku, ende nuk është suspendu. Pse po e them, sepse personi që është vendosur në pozitën e ushtrues detyrës së zëvendës drejtorit i ka marrë kompetencat e drejtorit general, dhe nuk ka asnjë vendim për suspendim të drejtorit gjeneral”, potencoi mes tjerash ai.