Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se në krye të RTK-së, u zgjodh një militant i Vetëvendosjes, dhe jo një profesionist, shkruan GazetaDemos.
Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se asgjë nuk e ka ndaluar hovin e kapjes së RTK-së, nga Qeveria e Albin Kurtit.
“As kërkesat shoqërore për transparencë e meritokraci dhe as thirrjet e asociacioneve ndërkombëtare e shoqërisë civile për mos politizim të transmetuesit publik, nuk e ndalën hovin e projektit të kapjes së RTK-së nga Qeveria e Albin Kurtit. Kapja dhe nënshtrimi i RTK-së nën direktivën e pushtetit, është një hap më tutje kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mediave” ka shkruar Tahiri.