Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri: Na kushtoi koalicioni me Nismën, AAK-ja në pikë të natës i ka 8%

    23/06/2025 23:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kësaj partie gjithmonë i kanë kushtuar koalicionet.

    Duke folur për rënien e partisë së cilës i përket tash e 20 vite, Besnik Tahiri tha se në zgjedhjet e shkurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bë bashkë me një kallabllak koalicionesh, çka sipas tij votuesi i tyre nuk i priti mirë.

    “Në këto zgjedhje ne u bëmë kallabllak, shkojshim në fushtë, mesazhi ishte i shpërndarë. Aleanca në një anë, Nisma në një anë, intelektualët, konservativët, gjenerali Lushtaku shkurt votuesi nuk dojke me na pa kështu. Nuk mundesh popullit me ia shitë një produkt që nuk është produkti jot. Aleancën e don populli qysh është aleanca. Aleancës i ka kushtuar koalicioni me Nismën, jo vetëm ky koalicion por secili koalicion që e kemi pasur. E kemi pasur edhe një koalicion me Listën Ibrahim Rugova, si është bërë deputet Ukë Rugova e ka lëshu aleancën, respekt për familjen Rugova por kishte dalë. Sa herë kemi bërë koalicion ne kemi humbë. Unë nuk e akuzoj Fatmir Limajn se zgjedhjet e kanë krijuar sistemin ku vota preferenciale është në lojë”, tha Tahiri në Rubikon.

    Tahiri ka theksuar, se votuesi i AAK-së në këto zgjedhje ka abstenuar por nuk është larguar tërësisht. Ai ka insistuar se është kundër çdo koalicioni parazgjedhor, pasi thotë se aleanca e vetme kurdo që vendi shkon në zgjedhje i merr 8%.

    “Nuk na janë larguar neve njerëzit tonë, votuesit e aleancës kanë abstenuar. Ishalla nuk bëhen koalicione më natën, se mbështetjen time nuk e kanë në asnjë koalicion. Kushdo që i mendon koalicionet e ka gabim edhe ajo duhet me u ndalë me vijë të saktë. Sepse aleanca në pikë të natës i ka 8 përqind. Aleancën nuk e njohin njerëzit, unë kam pasur më së shumti beteja zgjedhore në aleancë. Kur ke partia në fund të pusit, unë i hyra garës në Podujeve. Arsyeja pse kam ndejtë në aleancë dhe pse besoj me ndejtë në aleancë është për vlerat që përfaqësojmë. Partia ka shumë njerëz të zot, duhet me pas një reflektim serioz qysh dojmë me shku në zgjedhje ”, tha Tahiri në Klan Kosova.

    Artikuj të ngjashëm

    Tahiri: Amerika s’na do më shumë nëse nuk jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane

    Mbi 300 mijë euro të hyra, KQZ-ja tregon edhe sa shpenzoi AAK-ja gjatë 2024-ës

    AAK vazhdon me Ardian Gjinin në Gjakovë: Fuqizohet edhe me figura të njohura publike dhe politike të qytetit

    Të Fundit

    Kryediplomati iranian: Jemi gati të përgjigjemi sërish nëse ShBA ndërmerr agresion tjetër

    Tahiri: Na kushtoi koalicioni me Nismën, AAK-ja në pikë të natës i ka 8%

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

    Trump pasi njoftoi se s’ka të lënduar dhe rrëzimin e raketave: Urime botë, është koha për paqe 

    Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.