Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri në varësi të rrethanave dhe situatave, kapen pas çfarëdolloj ngjyre apo flamuri.
Tahiri ka thënë se Vetëvendosje dhe Kurti e përdorin flamurin kombëtar si instrument për abuzimin e pushtetit.
“Kjo parti – qeveri përdor flamurin kombëtar si instrument për akumulimin dhe abuzimin e pushtetit që buron nga flamuri shtetëror. Qeveria abuzon me pushtetin e saj duke shfrytëzuar flamurin shtetëror për të manipuluar financat, ligjet, dhe gjendjen sociale e ekonomike”, ka thënë Tahiri