Lajme
Tahiri kritikon vendimin e Kurtit: Serbia doli fituese, retorikë kundër dialogut e në fund koncesione në shpinë të Kosovës
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë së Albin Kurtit për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet, të cilët do të preknin komunitetin serb në vend.
Tahiri, në reagimin e tij ka thënë se vendimi i Kurtit duhet parë nga dy pyetje: A është vendim ad hoc, “për hatër”, apo pjesë e një premtimi të mëhershëm të qeverisë?; 2. Dialogu me Serbinë i lehtësuar nga BE-ja a ka strategji dhe synim të qartë, dhe mbi të gjitha: çfarë fitoi Kosova?
‘‘Për mua përgjigjet janë të qarta. Me lëshimet për Ligjin për të Huajt, kryeministri bëri një tjetër koncesion, ndërsa Serbia doli sërish përfituese dhe e kënaqur me dakordimin’’, ka shkruar ai ndër tjerash