Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri: Kosova rrezikon të ndahet, Osmani e Kurti po ia hedhin fajin njëri-tjetrit për Asociacionin

    29/12/2023 12:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për medie tha se  Parlamentin e Kosovës e ka karakterizuar një kaos i vërtetë me dhjetra seanca që kanë dështuar si mungesë e kuorumit.

    Ai tha se partia në pushtet nuk ka votuar një serë rezolutash të propozuar nga kjo parti që do të kishin ndikim në jetën e qytetarëve.

    “Me tri vendime që i kemi kundërshtuar si GP i PDK dhe këto tri vendime e kanë renduar jetën e secilit qytetar të vendit tonë. Kemi kundërshtuar dhe kemi kërkuar shkarkimin e bordit të ZRrE-së që ka rritur çmimet dhe kemi kërkuar një rezolutë përmes së cilës kemi kërkuar që të rishikohet çmimi i energjisë elektrike dhe të zbres çmimi. Fatkeqësisht kjo rezolutë është rrezuar me vota ka GP i VV-së. Çështja e dyte që ka rënduar jetën e qytetarët është edhe rritja e tatimit në prone, ne me rezolutë kemi kërkuar që tatimi në pronë të jetë si në vitin 2022, që një gjë e tillë është rrezuar me vit nga VV-ja. Vendimi i tret që është kundërshtuar nga VV- ja ka qenë heqja e TVSh për produktet bazë”, tha ai.

    “Ju i keni parë edhe së fundit edhe shifrat alarmante nga ambasadat, ajo e Gjermanisë dhe Zvicrës,  të largimit të qytetarëve nga vendi si arritje të kostos së jetesës. Kemi kërkuar me rezolutë që të rriten paga e zyrtarëve të Policisë. Mund të them që PK është e vetmja në rajon që nuk ka sigurim shëndetësor, ka qenë një fatkeqësi e madhe që kjo të rrezohet nga VV-ja. Ligjet që i kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese gjatë viti 2023 kanë qenë 6 ligje, dy prejt të cilave kemi marr rezolutat pozitiv dhe katra presim që të marrim përgjigje”.

    “50 për qind e buxhetit dërgohet në katër komunat që qeverisë VV-ja. Nuk mund të diskriminohen ne baza partiake qytetarët e Kosovës, nuk mund të ndahet buxheti ku 50 për qind e buxhetit të shkojë në katër komuna e të tjerat në komunat tjera”.

    “Kapaku i krejt kësaj punë është edhe një kontratë që është angazhimi i Gani Jakupit ku paguhet prej  7 mijë e 500 euro. Ajo që mund ta quajmë pozitive nga viti 2023 është reforma zgjedhore që është udhëhequr nga GP i PDK-së”, tha ai.

    Tahiri ka thënë se Kosova me draft-statutin për Asociacionin rrezikon që të ndahet si Bosnja e Hercegovina, pasi sipas tij, Asociacioni është produkt i negociatave të Albin Kurti tash e dy vjet në Bruksel.

    Ai duke komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se Qeveria nuk ka marr parasysh propozimin e saj që Kosova ta shkruaj vet draftin, tha se këto komete janë përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë. 

    “Themeli i kësaj trupe ekzekutive është një pushte paralel karshi qeverisë së Kosovës. Fatkeqësisht ky është një produkt i negociatave të Albin Kurti tash e dy vite në Bruksel. Asociacioni pikënisjen e ka në vetmenaxhimin e marrëveshje së Ohrit”.

    “Koordinimi mos koordinim mendoj që është një far lloj përpjeke që të i ikin përgjegjësi. Si presidentja edhe kryeministri. Nuk mund mi ik përgjegjësisë as kush, sepse nëse nuk janë marr komente parasysh është dashtë me fol atëherë e jo sot kur e kemi fakt të kryer. Këtë e shoh më shumë një lloj me i ikur përgjegjësi nga ajo që kemi në tavolinë e mos me marr përgjegjësi mbi këtë dokument, komentet e mia nuk janë marr parasysh se sa një angazhim që të mos vijmë deri tekë ky dokument. Ky është dokument i dëmshme që e ndan Kosovës siç e kemi të ndarë Bosnjën. Presidentja e vendi dhe as kush tjetër nuk guxon të i ik përgjegjësisë”, tha ai./EO/

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit

    Të Fundit

    Mefa, Lutës: Ani bre ani, hajde në koalicion!

    Zjarr i madh në Pejë, raportohet se është djegur një kamion

    Deputetët nuk hoqën dorë, përfituan mijëra euro për karburante gjatë vitit 2024

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.