Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri kërkon që të enjten të votohet ngritja e vlerës së koeficientit

    06/02/2023 12:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se të enjten, kur edhe pritet të mbahet seanca e Kuvendit, do të kërkojnë ngritjen e vlerës së koeficientit në 120 euro.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka kërkuar nga ekzekutivi që t’i marrë për bazë kërkesat e sindikatave, duke thënë se vlera e koeficientit prej 105 euro nuk është reale, marrë parasysh gjendjen ekonomike.

    “Besoj se mazhoranca do të këndellet karshi kërkesave nga sindikatat. Kërkoj që të enjten të pajtohen me propozimet dhe të shkojë në ngritje të vlerës së koeficientit”.

    Tahiri gjithashtu ka kërkuar që anash të mos mbetet as sektori privat, i cili, sipas tij, është në gjendje të rëndë si pasojë e mungesës së investimeve.

    “Ky duhet të jetë shqetësim i madh për kryeministrin Kurti e presidenten Osmani dhe besoj se duhet të reflektojnë edhe karshi sektorit publik. Gjendje të rëndë e kemi edhe sektorin privat si pasojë e mungesës së investimeve. Rreth 700 milionë euro kanë mbetur në llogarinë bankare të Qeverisë dhe kjo ka ndikuar në kontratat që të mbesin pezull”, ka thënë Tahiri.

    Artikuj të ngjashëm

    PDK do t’i dërgojë në Kushtetuese 20 ligje

    “200 mijë euro grante për familjarë”, përplasje mes Fitore Pacollit dhe Abelard Tahirit në Kuvend

    Tahiri kërkon nga AKI-ja që të bëjë kallëzim penal ndaj Rilind Gërvallës

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.