Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri i PDK-së: Nëse Kurti udhëton të hënën në Bruksel, do ta nënshkruaj marrëveshjen

    22/02/2023 21:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se nëse kreu i ekzekutivit, Albin Kurti do të realizojë udhëtimin e tij drejt Brukselit të hënën, i njëjti do të nënshkruaj marrëveshjen mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

    I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Tahiri ka thënë se nga qershori, Qeveria veçse do të merret me hartimin e draftit të Asociacionit, nëse i njëjti nënshkruhet.

    “Kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb, ditën e hënë, sipas të gjitha gjasave, prej asaj çka kemi dëgju dhe bisedu me akterë të ndryshëm, ditën e hënë do t’a nënshkruajnë marrëveshjen. Pastaj i kemi zgjedhjet në Veri ku do të mbahen dhe do të zgjedhen katër organet legjitime të komunave në Veri të Kosovës dhe pas asaj, besoj nga qershori, do të kemi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hartimin e statusit të këtij Asociacioni i cili përcakton strukturat e Kuvendit e të gjitha ato dhe do të fillojë jetësimi i kësaj marrëveshjeje duke mos qenë pjesë e një marrëveshjeje finale”, ka deklaruar ai.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel në kuadër të dialogut, ku do të diskutojnë për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.

    Në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, është bërë e ditur se fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin.

    Këto takime do të fillojnë në orën 15:00 dhe më pas do të ketë një takim të përbashkët.

    Artikuj të ngjashëm

    Ramiz Lladrovci i përgjigjet Kurtit: E ka llugë në shpi, sa herë më përmend mu i hup 1 mijë vota

    Lladrovci: Sami Lushtaku na sulmoi nën brez, tha që e çuam Thaçin në Hagë

    Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë

    Të Fundit

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Nga vapa përvëluese në rrebeshe, stuhi dhe ulje temperaturash deri në 16°C brenda 48 orëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.