“Komplet opozita e mbështet grevën dhe për bindjen time nuk është e rastësishme që bartës i këtij mocioni është deputeti me shurdhues”, tha kryeministri Kurti duke aluduar në deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri, derisa po debatohet për grevën e mësimdhënësve.
Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Tahiri nga ulësja e tij në Kuvend.
“Krejt këto pakënaqësi, mashtrime dhe abuzime që kanë ndodhur brenda këtyre dy viteve – unë po i them kryeministrit se nuk ka shurdhues që ty ti mbulon”, tha Tahiri, derisa për Kurtin tha se është në “gjendje jashtëzakonisht të rëndë”.
“Shqetësuese që kryeministri me qenë kaq keq emocionalisht sa që mos të mundë me u përmbajt në kuadër të një debati parlamentar, sepse i ka ngujuar në shtëpi nxënësit. S’kemi ftuar seancë të jashtëzakonshme që të mos dukemi se po e shfrytëzojmë politikisht kundër Qeverisë. Abuzimet tilla dhe mashtrime të tilla nga një kryeministër që është në gjendje shumë të rëndë dhe në çfarë gjendje është me krejt e ekipin e tij dhe në fund të ditës me vetveten e tij si kryeministër”.