Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur në lidhje me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për riorganizimin e grupit të Radoiçiqit.
Ai u shpreh se është mirë që Kurti të tregojë se pse e ka lënë të ikë me 24 shtator.
“Në kohë reale me 24 shtator nga pamjet që i ka siguruar nga droni i institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës ata kanë parë Radojiçiqin në Manastirin e Banjskës, pra në kohë reale është parë, pse është lënë të ikë një njeri i cili që tashmë po përbënte një kërcënim serioz për vendin tonë, kishte organizuar një akt terrorist dhe në anën tjetër, po i njëjti ju e dini që po i njëjti kishte flet-arrest nga institucionet e Republikës së Kosovës”.
“Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale në vendin tonë, ai atë ditë nuk do duhej mu leju me ikë, ai atë ditë do të duhej të kapej nga Policia e Kosovës dhe mu sjell para organeve të drejtësisë. Pra, para se me na tregu kryeministri se çka po bënë Radojiçiqi në Rashkë, mirë është me na tregu kryeministri i Kosovës pse e la me ikë atë ditë. Në kohë reale janë parë pamjet, ndërsa neve na janë prezantuar pas tri ditësh”, është shprehur ai.