Kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është detyrë e Qeverisë Kurti ta trajtojë demarkacionin.
Teksa komentonte deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq për çështjen e demarkacionit, me këtë të fundit që e konsidentonte çështje të mbyllur, Tahiri tha se i takon Kurtit të merret më shumë, pasi momentalisht është në krye të ekzekutivit.
“Kurti është në krye të ekzekutivit. Janë anekse të marrëveshjes së ratifikuar që thonë se do të formohet një trupë e studimit dhe evidentimit të gabimeve eventuale”, tha Tahiri në Debat Plus.
Përveç kësaj, Tahiri pati kritika për ndryshimin e deklaratave të kryeministrit Kurti, duke thënë se i ndryshon fjalët, varësisht sesi ndërron era.