Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri ka kujtuar betejën e Llapashticës, për të cilën thotë se është një ndër betejat më të lavdishme frontale të UÇK’së.
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook thotë se në këtë betejë ranë 10 dëshmorë.
“Në këtë betejë u lartësuan 10 dëshmorë, rënia e të cilëve i ngjan legjendave të historisë. Ndërkohë, kjo fushë beteje i dha Serbisë goditjen më të madhe në projeksionet e saj për zhdukjen e rezistencës, të cilat kishin nisur me egërsi, në veçanti nga shtatori. Kjo luftë dhe rezistencë nuk u ndal deri në ditën e lirisë.
E paharruar mbetet kujtesa dhe lavdia për të rënët, heronjët tanë, ndërsa e lartësuar mbetet vepra e çdo ushtari, që në acarin e ftohtë dhe llogoret plot ujë, ishin fillimi i fundit të regjimit mbi Kosovën dhe shqiptarët”.