Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Tahiri: Aleksandër Vuçiqi ishte ai që vendosi e i hoqi barrikadat, Albin Kurti ishte spektator

    29/12/2022 20:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi që disa nga barrikadat janë hequr nga veriu i Kosovës.

    Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e vërteta që u pa nga këto zhvillime, është se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte ai që i vendosi dhe ai që i hoqi barrikadat.

    Ndërsa sipas tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar si spektator përballë tyre.

    “Eksponentë të VV-së janë rrokur pas valles që po i prinë Kryeministri Kurti, për t’ua shpalosur qytetarëve “suksesin” e heqjes së barrikadave, thuajse ato ishin vendosur në Rashkë apo Nish, e jo në Mitrovicë, Zubin Potok e Leposaviq. E vërteta që u pa krejt hapur nga ky zhvillim, është se në fakt, Aleksandër Vuçiqi ishte ai që vendosi e i hoqi barrikadat brenda Kosovës sipas dëshirës, ndërsa kryeministri Kurti ishte gjatë tërë kohës, një spektator i devotshëm dhe komentator rrethanor. Një Vuçiq që vendosë barrikada brenda Kosovës, e një kryeministër i Kosovës që rri si spektator përballë tyre, është fotografia që përmbledhë mjerimin shtetëror nën qeverisjen e VV-së”, ka shkruar Tahiri.

    Artikuj të ngjashëm

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Të Fundit

    Vdekja e 27 vjeçarit, Koci e krahason me rastin e George Floyd në SHBA : Ky popull krejt në gjumë, nuk proteston askush

    “Ki me kthy Serbinë në Kosovë”, Zafir Berisha i këndon rahmet për së gjalli Kadri Veselit – e akuzon Kurtin për argat të Serbisë

    Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    Policia apelon për kujdes në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore

    Anita Haradinaj: Vetëm Ramushi më duron, kam ditë me zgjedh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.