Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Tafil Kukleci u përket emrave që jetojnë edhe pas vdekjes”, Mehmetaj kujton babain e Heroit të Kosovës

    20/07/2022 19:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Publicisti Faton Mehmetaj përmes një fjalimi në mbledhjen komemorative të organizuar në Deçan, ka kujtuar jetën dhe veprën e babait të heroit të Kosovës, Armend Kukleci, Tafil Kuklecin i cili ndërroi jetë një ditë më parë, shkruan GazetaDemos.

    Para familjarëve e miqve, Mehmetaj foli për veprimtarinë e Kuklecit i cili gjithë jetën e tij punoi për kombin, e që Kosovës ia dha edhe më të shtrenjtin e tij, të birin, tani hero, Armendin.

    “Baca Tafil tërë jeten bëri vepra të mëdha, trimërie e urtësie, su nda kurrë nga puna e përkushtimi. Ishte Themelues i Shoqates së Familjeve te Deshmoreve në Pejë, por për disa vite edhe Kryetar i kësaj Shoqate. Baca Tafil prej sot i përket përjetësisë dhe ndahet nga ne për tu bashkuar përgjithmonë pranë djalit dëshmor Armend Kuklecit të cilin aq shumë e deshti”, ka thënë mes tjerash ai.

    Fjalimi i plotë i tij:

    Me dhembje dhe pikëllim të thellë po ja japim lamtumirën e fundit Tafil Rexhep Kuklecit, një atëdhetari të madhë, një burri të devotshëm i cili gjithë jetën sa ishte gjallë e vuri në shërbim të atëdheut dhe lirisë së Kosovës.
    Me ketë rast ju shprehi ngushëllime edhe të gjithë juve që jeni prezent dhe keni ardhur në mbledhjen komemorative për ta ndarë dhembjen me familjen Kukleci por edhe për ta kujtuar e nderuar figuren e Tafil Kuklecit.
    Ata që e njohen Tafil Kuklecin do ta kujtojnë dhe do ta mbajnë mend gjatë, sepse Tafil Kukleci u përket emrave që jetojnë edhe pas vdekjes. Sot Tafil Kukleci na la të piklluar, me lot në sy, me mallë të pa shuar, por na bëri edhe krenar duke na lënë pas një korpus të rëndësishëm të veprave të tij të mira.
    Tafil Kukleci ishte figurë emblematike, njeri i mirë me ideale të forta atëdhetare, dhe si i tillë do të mbetet gjithmonë shembullë për ne. Tafili, ishte djali i motrës së udhëheqësit e atdhetarit të njohur Demë Ali Pozharit. Është babaj i Heroit të Kosovës Armend Tafil Kuklecit, i cili ra në altarin e atëdheut për të mos vdekë kurrë, është vllaj i Ramizit, Dervishit e Selim Kuklecit, figura të shquara të atdhetarizmës shqiptare të cilët tërë jetë ja kushtuan kombit lirisë dhe pavarsisë së Kosovës.
    Tafil Kukleci rrjedhë nga një familje me tradita atdhetare nga Isniqi i Deçanit, e cila brez pas brezi ishte e rreshtuar në luftë kundër pushtuesve të ndryshëm, me theks të veçantë kundër pushtuesëve serbomalazezë. Baca Tafil tërë jeten bëri vepra të mëdha, trimërie e urtësie, su nda kurrë nga puna e përkushtimi. Ishte Themelues i Shoqates së Familjeve te Deshmoreve në Pejë, por për disa vite edhe Kryetar i kësaj Shoqate. Baca Tafil prej sot i përket përjetësisë dhe ndahet nga ne për tu bashkuar përgjithmonë pranë djalit dëshmor Armend Kuklecit të cilin aq shumë e deshti, pranë prindërve e pranë vllëzërve, pranë një plejade të njerëzve si baca Tafil që jetuan, punuan dhe vdiqën për një ideal e për një qëllim – për Kosovën e pavarur e sovrane. E për këtë qëllim baca Tafil ja dha Kosovës edhe djalin e tij 𝐀𝐫𝐦𝐞𝐧𝐝 𝐊𝐮𝐤𝐥𝐞𝐜𝐢n që është 𝐇𝐞𝐫𝐨 i 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈s.
    Sot jemi mbledhur këtu për t’i shprehur nderimet tona më të larta, njërit prej burrave më të mirë të Deçanit më rrethinë, Tafil Kuklecit të cilin do ta përkujtojmë gjithmonë si një prind të mirë, si një veprimtar të palodhshëm që nuk pushoj kurrë për të mirën e familjes, e vendit të vet, si një njeri i shquar e me vizion.
    Me këtë rast dua të shpreh nderimet më të larta dhe të sinqerta për Tafil Kuklecin, për jetën dhe veprimtarinë e tij.

    Tafil Kukleci i takon përjetësisë, por na e la pas një familje emblemë, një vepër të jashtëzakonshme, një shembull dinjiteti e krenarie.
    Familja, shokët, farefisi, bashkëveprimtarët, miqtë e dashamirët, të gjithë ndjehemi krenar që të patëm i dashuri dhe i çmuari Baca Tafil.

    Qoftë i përhershëm kujtimi për Ty
    Lavdi jetës dhe veprës së bacës Tafil

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.