Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë intervistës së saj në emisionin “Debat Plus”, pesë ditë me parë se ” sa për këtë opozitë, ne e zgjasin edhe katër vite mandatin pa zgjedhje hiq”.
E këtë deklaratë, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria aktuale e cila po udhëheq me mandatin më të gjatë të saj në historikun e udhëheqjes së vendit, është një qeveri e dobët dhe pa rezultate.
” Një logjikë e njohur, një logjikë arbitrare, autoritare e një partie e cila ka marrë një besim masiv, ku këtë besim e ka shpërdoru në formën më të ulët. Duke qenë qeveria më e pa Zot, qeveria me më pak rezultate ndërsa është qeveria që ka mandatin më të gjatë në historinë e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht me shumicën më të madhe parlamentare”.
Tahiri shtoi se qeveria Kurti e kërkon ” ndihmën” dhe ” qëndrimin opozitar” vetëm kur ngushtohet.