Pas dorëzimit të Raportit për Kosovën për vitin 2022 nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, së bashku me kryeministrin e vendit Albin Kurti, kanë mbajtur një konferencë për media.
Szunyog ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë nesër, pasi që fillimisht do të ketë diskutime.
“Në njërën dorë mund të them se është e rëndësime që Këshilli Evropian të nis diskutimin e kësaj çështje (liberalizimin e vizave për Kosovën) sepse nuk është bërë që nga 2018”, është shprehur ambasadori Szunyog.
“Por kjo çështje është një diskutim në nivel të ekspertëve dhe në nivelin e ekspertëve nuk mund të prisni vendime – do te këtë diskutime dhe në fund të fundit është Këshilli i Ministrave që vendos”, ka shtuar ai.