sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Syla: Zgjedhja e Memli Krasniqit si kryetar ishte më burrërorja

    05/07/2021 18:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Valon Syla, gazetar, e ka cilësuar përzgjedhjen e Memli Krasniqit si kryetar të PDK’së si të guximshme, teksa përmendi momentumin politik në të cilin gjendet ky subjekt politik.

    Syla, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se ndryshe nga të tjerët që hezituan të kandidonin, Krasniqi mori partinë në një kohë kur nuk mund t’i sjellë pushtet.

    “Zgjedhja e Memlit mendoj që ishte më burrërorja, apo më korrektja në aspektin politik, sepse nuk është që Memli Krasniqi pe merr partinë në një momentum ku do të fitojnë qeveri, e koalicione që sjellin pushtet në të ardhshëm. Pikërisht hezitimi i disa personave aty, njëri prej tyre Enver Hoxhaj, pak a shumë edhe e dëmtuan suksesin e zgjedhjes së tij”, ka deklaruar ai.

    Tutje, ai e ka komentuar edhe situatën e PDK’së përpara këtyre zgjedhjeve.

    “Dhe fakti që të udhëhiqet partia deri në zgjedhjet e radhës, solli shumë tërheqje. Për dhjetë ditë shpallje të fushatës së konventës, ne nuk kemi parë angazhime të tipit publik. Ata janë mësuar që shefat e mëdhenj ta bëjnë këtë në stilin e tyre dhe tash ata janë munduar që ta bëjnë vetë”, ka deklaruar tutje Syla.

    Krasniqi është zgjedhur si kryetar në Konventën e dhjetë zgjedhore të këtij subjekti politik. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ndërkaq 7 nga ta ishin kundër dhe 1 abstenoi.

    Artikuj të ngjashëm

    Këshilltari i “fortë” i Kurtit: Duhet të ketë sundim të ligjit në veri

    Këshilltari i Bislimit, ndërkombëtarëve: Kur do të reagoni për “konstruktivitetin” e Vuçiqit 

    Haradinaj: Rrëzimi i Kurtit është shpëtim për Kosovën (VIDEO)

    Të Fundit

    Këshilltari i “fortë” i Kurtit: Duhet të ketë sundim të ligjit në veri

    Këshilltari i Bislimit, ndërkombëtarëve: Kur do të reagoni për “konstruktivitetin” e Vuçiqit 

    Haradinaj: Rrëzimi i Kurtit është shpëtim për Kosovën (VIDEO)

    Gërvalla: Kosova e hapur për zgjedhje të reja në veri, me disa kushte

    ‘’Mshele atë qene*’’, eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom? 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.