Ismail Syla, ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka deklaruar se akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjykimi i së cilëve ndaj tyre filloi sot në Hagë, rreth trafikimit të organeve, sot nuk ekizstojnë.
Kësisoj, ai shprehet se miti i “Shtëpisë së Verdhë” ka rënë po ashtu, teksa shtoi se aktakuza e lexuar ndaj të akuzuarve nuk ishte në rregull.
“U tha se UÇK-ja u krijua për të eliminuar rivalët politikë në Kosovë, ku flitej për LDK-në. Kjo i bie që Jakup Krasniqi është dashur ta vrasë vete. Nga anëtar i LDK-së, Krasniqi u bë zëdhënës i UÇK-së. Silleshin sikur në Kosovë të mos ekzistonin fare forcat serbe që krijonin masakra ndaj shqiptarëve të Kosovës”, tha ai sonte në T7.