Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka treguar nëse do të dërgojnë ekipe të tjera të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi, shkruan GazetaDemos.
Syla në emisionin Frontal në T7 ka deklaruar se janë në komunikim të vazhdueshëm me ushtrinë turke, në rast të shtimit të ekipeve atje.
“Jemi të gatshëm, por po konsultohemi me ushtrinë e Turqisë. Jemi në kontakte të vazhdueshme dhe cfarëdo që kërkojnë ne jemi të gatshëm”, tha Syla.