Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, është pritur nga Komandanti i Përgjithshëm i Karabinierëve, Gjeneral Teo Luzi.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Karabinierëve. Me këtë rast, Gjenerali Luzi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Karabinierët.
Ndërsa ministri Sveçla e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të Karabinierëve në Kosovë. Të dyja palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy policive, në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale.