Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sveçla: Siguria e Kosovës është sfiduar nga sateliti i Rusisë, Serbia

    08/02/2024 12:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    EULEX-i ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së medaljeve për shërbim në Politikën e Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje për Njësinë e tij Policore të Specializuar Rezervë.

    Kjo njësi përbëhet prej 49 pjesëtarëve të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane (EUROGENDFORCE) nga Italia, Lituania dhe Franca.  Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme në këtë ceremoni tha se siguria po rrezikohet për shkak të etjeve për luftë, ambicieve për pushtim e tendencave për destabilizim e minim të paqes.  

    Sveçla tha  se edhe siguria e Republikës së Kosovës është sfiduar shumë herë në dy vitet e fundit nga sateliti i Rusisë në rajonin tonë, Serbia.

    Sipas tij brenda kësaj periudhe, kemi pasur 112 sulme ndaj pjesëtarëve dhe aseteve të Policisë së Kosovës.

    “Këto sfida me të cilat vazhdojmë të ballafaqohemi akoma, kulmuan me kidnapimin e tre zyrtarëve tanë policor thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, me sulmet brutale ndaj ushtarëve të KFOR-it e me sulmin terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë zyrtari policor, rreshter Afrim Bunjaku”, deklaroi Sveçla.

    Nderkohë, Giovanni Pietro Barbano, shef i Misionit EULEX në Kosovë tha se ky mision ka për qëllim ofrimin e sigurisë pa dallim përkatësie etnike dhe llogaridhënies pa ndërhyrje politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe praktikat më të mira evropiane./RTK/

    Artikuj të ngjashëm

    Sveçla: Kosova me hapa pozitiv në menaxhimin e migrimit

    Sveçla: Veriu i Kosovës tashmë i stabilizuar, ka ndikim pozitiv edhe në sigurinë rajonale

    Sveçla reagon sërish ndaj festimeve provokuese të maturantëve në veri: Propaganda serbe e shfaq ekstremizmin si festë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.