Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sveçla: Policët tonë u sulmuan me shok bomba, Serbia dëshiron të destabilizojë sërish veriun

    02/04/2023 16:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se Serbia po dëshiron ta destabilizojë sërish veriun e vendit, pasi sipas tij, krerët e shtetit serb, po glorifikojnë kriminelët që sipas Sveçlës po kryejnë akte edhe terroriste në Kosovë, shkruan GazetaDemos.

    Sveçla në postimin e tij ka thënë se në Mitrovicën e Veriut, janë sulmuar policë të Kosovës me shok bomba.

    “Mbrëmë pas këtyre thirrjeve janë sulmuar pjesëtarët e policisë sonë me shok bomba në Mitrovicë të Veriut. Thirrja për kryengritje dhe rezistencë është vepër e rëndë penale në Republikën e Kosovës. Ajo bëhet edhe e papranueshme kur vjen nga një subjekt parlamentar politik. Të tillët duhet të trajtohen dhe nga institucionet e pavarura e KQZ, për të verifikuar përshtatshmërinë e tyre në raport me rendin tonë kushtetues”, ka shkruar Sveçla.

    Ai ndër të tjera ka thënë se kjo nuk është hera e parë kur ka akte të tilla ndaj policëve të Kosovës.

    “Nuk është hera e parë që sulmojnë, por për shumë grupe kriminale këto akte mbeten dhe të fundit. Sado zell të kenë grupet e tilla për destabilizim dhe kërcënim, zelli dhe vullneti për mbrojtjen e rendit publik nga institucionet tona është i pamatshëm dhe i parezervë”, ka shkruar Sveçla.

    Artikuj të ngjashëm

    E dhimbshme: Ky është 50 vjeçari që vdiq nga goditja e rrymës në Pejë

    Publikohen pamje të reja nga momenti kur arrestohet i riu që vdiq më pas në Lipjan, Policia thotë se sulmonte automjete dhe kalimtarë- aktivizohet IPK-ja

    Këta raportohet se janë 5 policët e suspenduar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

    Të Fundit

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.