Ministri në detyrë i “Punëve të Brendshme”, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vdekjes së Komandantit të Togut në Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Kaqun Lima.
“Ai humbi jetën në krye të detyrës, duke shërbyer me guxim dhe përkushtim për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë. Përkushtimi i tij në detyrë do të mbetet shembull për kolegët e tij, për humanizmin dhe sakrificën në shërbim”, shkroi ai.
Shkrimi i plotë:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Komandantit të Togut në Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Kaqun Lima.
Ai humbi jetën në krye të detyrës, duke shërbyer me guxim dhe përkushtim për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë. Përkushtimi i tij në detyrë do të mbetet shembull për kolegët e tij, për humanizmin dhe sakrificën në shërbim.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Lima, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe patin fatin të punojnë me të.
U prehtë në paqe!