Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka qëndruar te ëmbëltorja e re e hapur në Mitrovicë të Veriut, ku gjatë ditës ndodhi një incident dhe u arrestua politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili proteston në baza ditore përmes fishkëllimis saherë që një zyrtar kosovar ia mban nga sheshi i qytetit.
Sveçla u pyet nga gazetari i KoSSeV-it pse ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, ndërsa siç e citon mediumi, është kundërpërgjigjur me pyetjen “a të pyes unë ty pse ti ke ardhur?”.
“Unë shkoj në Prizren, Pejë, e vijë këtu”, ka thënë Sveçla ndërsa ka vazduar të thotë se Milan Radojçiqi – udhëheqësi i grupit paraushtarak që sulmoi në Bansjkë – nuk gjendet më aty dhe “gjithçka tash është e sigurt”.