Ish-polici i Kosovës, Dejan Pantiq ishte arrestuar më 10.12.2022 në pikë kalimin kufitar në Jarinje në veri të Kosovës, pasi dyshohet se kishte organizuar sulmin terrorist në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.
Për shkak të barrikadave të vendosura në komunat veriore, Pantiq ishte e pamundur që të transferohej nga pika e kalimit kufitar e të vendosej në qendrat e paraburgimit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tregoi. se ish komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia nuk ia kishte lejuar Kosovës transferimin e Pantiq nga PPK Jarinje në burgun e Mitrovicës.
“Angelo Michele Ristuccia mua ma ka ndal helikopterin privat me marr Pantiqin prej Jarinjes me dërgu në burgun e Mitrovicës” – tha Sveçla në “Kallxo Përnime”.
Ai madje tha se helikopteri në fjalë ishte marr me qira nga një kompani private jashtë Kosovës, enkas për këtë punë.
I pyetur se a do të blejë Kosova një helikopter, Sveçla thotë se kanë plane për këtë, por shton se është edhe një problem për këtë.
“KFOR-i kontrollon hapësirën ajërore, do të thotë nuk jemi plotësisht sovran”, thotë ai