Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mori pjesë në Forumin për Migrim dhe Azil në Tiranë, ku tha se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në menaxhimin e migrimit të paligjshëm dhe trajtimin e azilkërkuesve.
Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal me parime të qarta është thelbësor për përparimin drejt integrimit evropian.
Postimi i plotë:
Në takimin e Forumit për Migrim dhe Azil që u mbajt sot në Tiranë, diskutuam mbi progresin por edhe sfidat në menaxhimin e migrimit si sfidë reale në situatën aktuale.
Republika e Kosovës ka bërë hapa tejet pozitiv në menaxhimin e migrimit të paligjshëm por edhe në procedurat dhe trajtimin e migrantëve dhe azilkërkuesve në vendin tonë.
Bashkëpunimi rajonal me parime të qarta në këtë fushë dhe jo vetëm, mbetet kyç, në mënyrë që me efikasitet të bëjmë hapa drejt vizionit tonë të përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian.