Pas demolimit të sallës komunale nga asambleisti i VV-së, Gëzim Sveçla, partia në fjalë ka mbajtur konferencë për media, shkruan Gazeta Demos.
Në këtë konferencë, Sveçla ka thënë se rasti që ka ndodhur nuk ka të bëjë me miratimin e buxhetit.
“Rasti që ka ndodhur nuk ka të bëjë me mirtatimn e buxhetit. Bëhet fjalë për defunksionimin e mikrofinit i cili u funksionalizua sërish, nuk bëhet fjalë për vandalizëm të sallës komunale, bëhet fjalë për një aksion simbolik që të ndërpritet ajo seancë në të cilën do të merrnin disa vendime që janë të dëmshme për qytetarët e Prishtinës. Qytetarëve të Prishtinës iu kërkoj falje për imazhet”, ka thënë ai.
Tutje ai ka shtuar se është ftuar nga Policia e Kosovës në ora 14:00 për të deklaruar për këtë rast.
“Po jam i ftuar në ora 14:00 do të shkojë që të jap deklarim për këtë rast”, potencoi ai.