Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, shkruan GazetaDemos.
Ai ka folur mbi rastin e kidnapimit të tre zyrtarë policorë.
“Ky akt kriminal duhet të dënohet nga bashkësia ndërkombëtare. Bëjmë thirrje urgjente për lirimin e zyrtarëve policorë. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të zmbrapsemi”, ka thënë Sveçla në konferencë.
Ai gjithashtu ka thënë se grupet kriminale të Serbisë, sipas tij, të dirigjuara nga Beogradi, kanë bërë akte kriminale në veri të vendit.