Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me zëvëndësministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Sveçla tha se me këtë rast ata vizituan edhe kullën e Jasharajve ku u mirëpritën nga Baca Rifat Jashari.
“Nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë.Falënderoj zëvëndësministrin Karaloglu për vizitën në Republikën e Kosovës e veçanërisht për vizitën në Prekaz. Në frymën e bashkëpunimit mes shteteve tona realizojmë aspiratat e përbashkëta për zhvillim të mëtejmë”, tha Sveçla