Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Suspendimi i komandantit, IPK po identifikon edhe policët që ngushëlluan familjen Hajrizi

    15/08/2024 20:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një veprim i tillë i ka kushtuar me suspendim, komandantit  të Stacionit Policor në Skënderaj, Muhamet Kajtazit.

    “Sjellje e rëndë diskredituese” ishte shkelja që sipas Inspektoratit Policor të Kosovës dërgoi në suspendimin e tij, pas ngushëllimeve në fëmijën e Faton Hajrizit.

    TV Dukagjini kontaktoi me komandantin Kajtazi, dhe i njëjti tha se lidhur me çështjen do të reagoi me shkrim gjatë ditës, gjë të cilën nuk e ka bërë deri në publikimin e kronikës.

    Më të ishin edhe disa zyrtarë të tjerë policor, ndaj të cilëve nuk janë marrë masa e në bazë të një përgjigjeje të IPK-së, kjo është vetëm çështje kohe.

    IPK është në proces të verifikimit dhe analizimit të fotografive për të identifikuar zyrtarët tjerë policorë,Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se togeri policor së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës, hetuesit e IPK-së pritet që në kuadër të angazhimeve për këtë rast të intervistojnë togerin policor e pastaj edhe zyrtarët e tjerë pas identifikimit të tyre.

    Këtë vendim të IPK-së e shpjegon avokati Yll Zekaj.

    “Sipas IPK-së, veprimet e komandantit të Policisë së Kosovës kanë rënë ndesh faktikisht me, me dispozitat e udhëzuesit për shkelje ligjore, përkatësisht në kuadër të shkeljeve të rënda janë edhe shkeljet diskredituese,  e në kuadër të këtyre shkeljeve hynë kryesisht 33 veprime për të cilat për zyrtarët e policisë konsiderohen shkelje të rënda”, ka thënë Yll Zekaj, avokat.

    Megjithatë i padrejtë një veprim i tillë i IPK-së po cilësohet nga deputeti Bekë Berisha, që udhëheq edhe komisionin për Siguri.

    “Shteti i Kosovës e ka suspendu, një komandant të policisë, veçse ka shku për ngushëllime te një familje fisnike, dhe e ndershme,  a mundet me me tregu dikush prej inspektoratit, dhe prej policisë çfarë krimi ka ba një komandant që e ka ba një veprim krejt njerëzor’, ka deklaruar Bekë Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës.

    Të dielën e javës së kaluar Faton Hajrizi u varros në fshatin e tij të lindjes, ku u panë edhe numër i madh qytetarësh.

    Artikuj të ngjashëm

    Ekstradohet në Serbi i dyshuari për rastin e Faton Hajrizit

    Letrat e Faton Hajrizit që i shkroi nga burgu për familjen e tij

    Halilaj: Faton Hajrizi grabiti argjendarinë me uniformë të policisë

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.