Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Surroi: Në protestat e viteve 88-89, flamuri i Jugosllavisë përdorej për t’u mbrojtur nga Policia

    05/06/2024 21:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, në “Debat Plus”, ka folur për protestat e viteve 1988-99, duke theksuar se në to simbolet jugosllave u përdorën si formë mbrojtje nga dhuna policore e atëhershme.

    Surroi tha se nëse protestuesit e kishin fotografinë e Josip Broz Titos apo flamurin e Jugosllavisë atëherë policia nuk do t’i rrihte.

    “Aso kohe akuza më e madhe që i bëhej shqiptarëve dhe kosovës, se ishte seperatizmi, apo irredentizmi në vitin 80, kur e kuptuan që irredentizmi mund të ketë konotacion pozitiv, e kthyen në seperatizëm, e shtuan edhe terrorizëm, sepse lidhej me ET-ën e IRA-n.

    Në vitet 89, minatorët, Trepça, elektroekonomia, që u ngritën në vitin 88 dhe 89, edhe në 88 ka pasur protesta masovike. Flamuri i Jugosllavisë përdorej si mbrojtje prej policisë. Nëse e ke flamurin e Jugosllavisë dhe fotografinë e Titos, policia nuk do të rrah. Kjo ndodhi në vitin 1988”, tha ai.

    Ai u shpreh se protestuesit në këtë mënyrë nuk mund të akuzoheshin se ishin kundër Jugosllavisë. Sipas tij ligjërimi publik i asaj kohe ishte sikur ishin duke e mbrojtur Jugosllavinë e Tito-së, e që ishte si kamfullim për të mos u përndjekur politikisht.

    “Organizatorët e bën me qëllim, ikonografia ishte socialistë, minatorët me helmetat me flamurin e Trepçës me të Jugosllavisë, me fotografinë e Titos. Ishte pjesë e një ikonografie socialiste, s’mund të akuzoheshin që ishin kundër Jugosllavisë por ishin në mbrojtje të autonomisë. Ligjërimi publik në vitet 80 kemi përsëritur gjithmonë se jemi duke e mbrojtë Jugosllavinë e Tito-së, që s’kishte sens sepse Tito kishte vdekur”, tha ai.

    Kurse në vitin 1990, sipas Surroit duhej një transformim për një lëvizje demokratike dhe të adresohej cështja e Kosovës.

    Kjo sipas tij filloi të bëhej nën moton për barazi në konfederatën jugosllave.

    “Për të ardhur në vitin 1990, transformimi që duhej ta bënim në lëvizjen demokratike, duhej adresimi i çështjes së Kosovës, adresimi i çështjes së Kosovës, është shumë i kujdesshëm, edhe në LDK e çdo kund tjetër, thuhej se duam barazi brenda konfederatës Jugosllave. Kam biseduar me Kuçanin, në Slloveni, me liderët kroatë, ka pasur shumë pak lëvizje për pavarësi të këtyre shteteve. Ideja ka qenë e Sllovenisë e Kroacisë, për një lloj konfederat që republikat e ruajnë mëvetësinë e vet, dhe japin mjete për të mbajtur diplomaci, ushtri, kaq një konfederatë e çliruar nga obligimet”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastrati e quan ‘mjeran’ Surroin: Gjithmonë ka qenë i shkëputur nga identiteti ynë

    “Kosova nuk është veç shqiptare, por serbe, boshnjake dhe rome”: Surroi multietnik në Beograd

    Surroi thotë se Asociacioni s’është problemi më i madh i Kosovës

    Të Fundit

    Mori 100 dollarë ryshfet, por zyrtarit të gjendjes civile i dolën për “hundësh”, do t’i paguajë 10 mijë euro gjobë e 2 vite burg me kusht

    AUV ndalon importin e derrave, gjedheve, deleve dhe dhive nga Serbia

    Vetaksidentohet një veturë me targa të huaja në Shtime, lëndohen tre fëmijë

    Bastisje në Dubravë – 98 gram drogë dhe telefona të sekuestruar

    Gjermania përgatit një “valë porosish shumë-milionëshe” për aeroplanë luftarakë dhe automjete të blinduara

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.