Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Suspendimi i kryesindikalistit Zeqiri, BSPK mbështet Sindikatën e Policisë së Kosovës

    11/05/2024 17:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka mbështetur fuqishëm reagimin e  Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ndaj veprimeve të kundërligjshme të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

    “Distancimi i Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë së Kosovës nga veprimet e kundërligjshme të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, për çka edhe është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës me dyshimin se ka kryer veprën penale fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara nga neni 202 i KPRK-së, është i duhuri”, thuhet në njoftimin e BSPK-së.

    Tutje në njoftim thuhet se BSPK e përkrah fuqishëm reagimin e Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë së Kosovës, pasi që veprimet e Kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, janë të kundërligjshme.

    “Veprimet e kryetarit Imer Zeqiri, përveç që janë kundërligjore, janë edhe tejet turpëruese dhe tejet të papranueshme në një organizim sindikal kur përgjohen koleget e kolegët, nënkryetarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës, gjegjësisht Nënkryetarja e BSPK-së”, thotë BSPK-ja.

    Gjithashtu BSPK-ja thotë se qëndron fuqishëm dhe palëkundur krah Sindikatës së Policisë së Kosovës në të gjitha veprimet e mirëfillta dhe të duhura në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës së punonjësve të Policisë së Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    “Puç’ i përgatitur që sa kohë”, Zeqiri thotë se as nuk është njoftuar e as thirrur në takimin e sindikatës

    Kryesindikalisti i Policisë: S’ka përgjigje për kërkesat tona, ia kemi rikujtuar ministrit se duhet të takohemi

    Zeqiri për pagat e policëve: Ka pasur zbritje të pagave deri në 600 euro

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.