Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Surroi: Suprimimi i autonomisë së Kosovës ishte bërë me dhunë, Serbia futi agjentë të saj në mbledhje

    05/06/2024 21:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

    Nga 190 delegatët prezent në Kuvend, 10 prej tyre edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, do të votonin kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

    Lidhur me këtë datë, publicisti Veton Surroi, në Debat Plus, ka thënë se Serbia kishte futur në sallën e Kuvendit njerëz të saj të cilët kishin votuar pa qenë fare delegatë.

    “Edhe përkundër gjithë atij frikësimi të madh, edhe përkundër që su arrit të krijohej një rezistencë brenda kuvendit, Riza Lluka, Melihate Tërmkolliu dhe të tjerët që me trimëri ngritën gishtat kundër ndryshimeve kushtetuese. Serbia futi njerëz agjentë, në sallën e Kuvendit. Mehmet Ajeti, që ka qenë drejtor i burgut i Mitrovicës dhe njeri i shtetit të Serbisë u fut në sallën e mbledhjes dhe shihet duke votu për ndryshime kushtetuese edhe pse s’ishte delegat”, tha ai.

    Ai tha se Gazmend Zajmi dhe Bajram Kelmendi ishin ankuar në Gjykatën Kushtetuese të ish-Jugosllavisë, por ajo lëndë kishte mbetur e patrajtuar për shkak të shpërbërjes së Jugosllavisë.

    “Aty ka pasur edhe agjentë të sigurimit shtetëror që a kanë votu a jo nuk e di por i kanë nxënë në fotografi dhe në vitin 1990, gazmend Zajmi dhe Bajram Kelmendi u ankuan në gjykatë kushtetuese me të drejtë, lënda u mor, edhe për ndryshime kushtetuese të vitit 1989 edhe për aktet e Serbisë për vitin 1990 që ishin kundër kushtetutës së Jugosllavisë dhe kosovës. Kjo lëndë për fat të keq nuk u arrit të shqyrtohej në fund sepse u shpërbë Jugosllavia”, tha ai.

    Ai ritheksoi se suprimimi i autonomisë ishte bërë me dhunë.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastrati e quan ‘mjeran’ Surroin: Gjithmonë ka qenë i shkëputur nga identiteti ynë

    “Kosova nuk është veç shqiptare, por serbe, boshnjake dhe rome”: Surroi multietnik në Beograd

    Surroi thotë se Asociacioni s’është problemi më i madh i Kosovës

    Të Fundit

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Ngjarje e rëndë në Prizren: Gruaja therr me thikë rëndë burrin dhe ikën nga vendi i ngjarjes – Policia vihet në kërkim

    Një person në Gjilan dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër – intervenon Policia

    Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.