Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Surroi: Themelimi i Asociacionit është shndërruar në obligim të brendshëm

    20/11/2023 20:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Publicisti Veton Surroi në RTV Dukagjini ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe qeverinë Kurti.

    Ai ka diskutuar dhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë për të cilin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kishte deklaruar se “Asociacioni nuk do të bëhet kurrë”, pra “as ksi as asi, sepse nëse është bashkim i komunave serbe në çfarëdo mënyre, unë mendoj që nuk duhet ta ndodhë kurrë dhe kështu besoj se edhe do të jetë”.

    Sipas Surroit, shteti nuk varet nga kjo deklaratë e Konjufcës.

    “Nuk varet shteti nga asnjë deklaratë e asnjë politikani, udhëheqës apo opozitë. Pra, janë institucionet ato të cilat i ndërtojnë partneritet. Sepse as institucionet nuk ndërtojnë vet politikat shtetërore, pra jemi në një ndërvarshmëri në Evropë dhe në botë dhe rrjedhimisht sovraniteti i shtetit ushtrohet prej votës në institucione dhe të verifikueshme në institucione dhe në partneritet eventualisht që ato institucione mund të vendosin”, ka thënë Surroi.

    Surroi ka thënë se ka qenë përkrahës i protestës kundwër “Zajednicës” dhe “Demarkacionit” duke shtuar se ka qenë “e duhur”.

    “Unë kam shkruar libër kundër projektit për vendosjen e një autonomie territoriale ashtu siç ishte parapa në vitin 2013”, ka thënë Surroi duke shtuar se po mos të kishte pasur protesta në vitin 2015, “nuk kishim mbrri tek analiza e Gjykatës Kushtetuese në mënyrën se si duhet të draftohet në të ardhmen. A është kjo e mjaftueshme dhe kaq a mund të përfundoj kjo punë?, Jo. Sepse kemi të bëjmë me një projekt të cilin Kosova e ka shndrru në ligj të vetin. Pra, në momentin e ratifikimit të marrëveshjes të vitit 2013, themelimi i Asociacionit është shndërruar në obligim të brendshëm. Ky është një problem të cilin nuk ka arritur politika kosovare ta problematizoj në 10 vitet e kaluara dhe rrjedhimisht tash ka ardh pak-a shumë koha e ‘pagesës’ nëse mund të thuhet ashtu të një moskujdesi të atëhershëm”, ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastrati e quan ‘mjeran’ Surroin: Gjithmonë ka qenë i shkëputur nga identiteti ynë

    “Kosova nuk është veç shqiptare, por serbe, boshnjake dhe rome”: Surroi multietnik në Beograd

    Surroi thotë se Asociacioni s’është problemi më i madh i Kosovës

    Të Fundit

    Mori 100 dollarë ryshfet, por zyrtarit të gjendjes civile i dolën për “hundësh”, do t’i paguajë 10 mijë euro gjobë e 2 vite burg me kusht

    AUV ndalon importin e derrave, gjedheve, deleve dhe dhive nga Serbia

    Vetaksidentohet një veturë me targa të huaja në Shtime, lëndohen tre fëmijë

    Bastisje në Dubravë – 98 gram drogë dhe telefona të sekuestruar

    Gjermania përgatit një “valë porosish shumë-milionëshe” për aeroplanë luftarakë dhe automjete të blinduara

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.