Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Surroi: S’kam mendim për draft-statutin e Asociacionit, marrëveshja me Serbinë duhet të nënshkruhet

    03/01/2024 22:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Viti 2023 u karakterizua nga një acarim i skajshëm i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, që kulmoi me sulmin e një grupi të armatosur serb në fshatin Banjskë. Trysnia ndërkombëtare u shtua ndjeshëm ndaj të dyja vendeve drejt arritjes së normalizimit të marrëdhënieve pas gati një çerek shekulli të përfundimit të luftimeve mes tyre. Por ndërsa janë vënë re përparime, si marrëveshja e Ohrit, që parashikon një plan të qartë veprimi dhe zbatimi, apo edhe zgjidhja e çështjes së targave të makinave në prag të fundvitit, normalizimi duket ende i largët për të dyja palët.

    Në një intersvistë për Zërin e Amerikës publicisti Veton Surroi thotë se pa një marrëveshje të përligjur mbi normalizimin Kosovë-Serbi, nuk mund të ecet përpara. Ai shton se në ndryshim nga qeveria e Kosovës, që e ka pranuar marrëveshjen bazike, mbi të cilën do të ndërtohet më tutje procesi negociator, qeveria e Serbisë, ka thënë se pranon disa prej pikave të saj, e jo të tjera.

    Por marrëveshjet thotë zoti Surroi, nuk mund të jenë ‘menu restoranti’, në të cilën ti zgjedh njërën pjatë, e tjetrën jo. Duke i referuar çështjes së Asociacionit, ku është përqëndruar edhe trysnia kryesore ndërkombëtare ndaj Prishtinës, zoti Surroi thotë se Kosova nuk mund të trajtojë çështje të veçanta të marrëveshjes nëse Serbia nuk e pranon marrëveshjen si tërësi.

    Gjatë intervistës me Zërin e Amerikës zoti Surroi, flet mbi zgjedhjet e pritshme në katër komunat me shumicë serbe, shanset e futjes në një cikël të ri përplasjesh mes komunitetit ndërkombëtar dhe Prishtinës, si dhe mbi shqetësimin e disa analistëve në Kosovë, se një ndryshim i administratës në Uashington mund të risillte në tryezën e bisedimeve, idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastrati e quan ‘mjeran’ Surroin: Gjithmonë ka qenë i shkëputur nga identiteti ynë

    “Kosova nuk është veç shqiptare, por serbe, boshnjake dhe rome”: Surroi multietnik në Beograd

    Surroi thotë se Asociacioni s’është problemi më i madh i Kosovës

    Të Fundit

    Mori 100 dollarë ryshfet, por zyrtarit të gjendjes civile i dolën për “hundësh”, do t’i paguajë 10 mijë euro gjobë e 2 vite burg me kusht

    AUV ndalon importin e derrave, gjedheve, deleve dhe dhive nga Serbia

    Vetaksidentohet një veturë me targa të huaja në Shtime, lëndohen tre fëmijë

    Bastisje në Dubravë – 98 gram drogë dhe telefona të sekuestruar

    Gjermania përgatit një “valë porosish shumë-milionëshe” për aeroplanë luftarakë dhe automjete të blinduara

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.