Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Supremja rrëzon padinë e qytetares ndaj Komunës së Pejës, konstaton se nuk ishte dëshmuar se qeni që e kishte kafshuar ishte endacak

    05/07/2021 08:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Beteja ligjore ndërmjet Komunës së Pejës dhe qytetares Seniha Gjeladini, ku kjo fundit kërkonte kompensimin e dëmit për lëndimet e shkaktuara nga kafshimi i qenit endacak, ka përfunduar në favor të kësaj komune.


    Kjo pasi Gjykata Supreme e Kosovë përfundimisht e ka rrëzuar padinë e Gjeladinit.

    Një vendim i tillë është marrë më 9 qershor 2021, nga kolegji i Supremes i kryesuar nga Shukri Sylejmani, me anëtarët Muhamet Rexha dhe Beshir Islami. Këta të fundit kanë aprovuar revizionin e përfaqësues së Komunës së Pejës, avokates Drita Sopi-Gashi dhe kanë refuzuar në tërësi kërkesëpadinë e paditëses, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Edhe pse paditësja Seniha Gjeladini e kishe fituar kompensimin prej 3,157 euro nga Gjykata Themelore e Pejës, vendim i cili më pas ishte vërtetuar nga shkalla e dytë, padia e saj është rrëzuar nga Gjykata Supreme, me arsyetimin se nuk ishte provuar se qeni që kishte kafshuar paditësen ishte qen endacak.

    “Në rastin konkret, paditësja nuk provuar në mënyrë të sigurte se është kafshuar nga qentë endacak. Ajo vet në padi ka theksuar se me datën 22 nëntor 2016 është kafshuar nga një qen, në oborrin e shtëpisë së saj, rreth orës 22:00, ku sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, paditësja nuk ka dëshmuar se është kafshuar nga qentë endacak”, thuhet në arsyetimin e Supremes.

    Kjo gjykatë arsyeton se vendimet e Gjykatës së Pejës dhe Apelit, të cilat ishin në favor të paditëses, ishin vendosur në zbatim të gabuar të së drejtës materiale.

    “Qeni që e ka kafshuar ka mund me pasur pronar dhe pronari i qenit do të mund të përgjigjej sipas nenit 163 të LMD-së, pastaj ka mund të jetë i komshiut por ka mund të jetë edhe i paditëses apo familjarëve të saj, por ka mund të jetë edhe endacak, asnjë prej këtyre fakteve nuk është provuar. Më tutje, nuk është provuar se si është gjendur ai qen në oborrin e saj në natën kritike, a ka qenë i rrethuar oborri i paditëses me mur rrethues apo diçka të ngjashme, ku të gjitha këto fakte janë me rëndësi vendimtare për konstatimin e përgjegjësisë së të paditurës për kompensimin e dëmit në rastin konkret”, thuhet tutje në arsyetimin e Supremes.

    Sipas Gjykatës Supremes, sikur paditësja të ishte kafshuar nga qentë endacak, atëherë do të ishte përgjegjëse Komuna e Pejës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Po të ishte kafshuar paditësja në rrugë nga qentë endacak, do të bëhej fjalë për përgjegjësinë eventuale të Komunës, mirëpo në rrethanat aktuale konkrete përgjegjësia për kompensimin e dëmit paditëses për kafshimin e saj nga një qen i panjohur në oborrin e saj, tani për tani nuk mund t’i vishet të paditurës si përgjegjësi”, thuhet në arsyetimin e Supremes.

    Gjykata Themelore në Pejë, më 8 nëntor 2018, e kishte aprovuar padinë e paditëses Seniha Gjeladini, me të cilin vendim Komuna e Pejës obligohej t’ia kompensojë 3,157 euro, në emër të kompensimit të dëmi material dhe jo material si pasojë e kafshimit të qenit endacak në Pejë.

    Aktgjykimi i shkallës së parë ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit, më 21 janar të këtij viti.

    Artikuj të ngjashëm

    Të Fundit

    “Ma sjell mëngjesin në shtrat, është shumë romantik”, Anita për Ramushin

    Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

    Lidhësja e djepit i rrëshqiti deri te qafa, detaje nga vdekja e foshnjës 9 muajshe

    Osmani dekoron me medalje bashkatdhetarët në SHBA, që kontribuan për liri

    Durmishi me detaje për urat në Veri “minutë pas minute”: Në shtator do të kalojmë me vetura

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.