Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Supremja refuzon LVV-në për votat me postë, LDK: Fitore e demokracisë dhe e mërgatës sonë

    26/03/2025 19:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme, e cila e ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për votat me postë.

    Sipas LDK-së, Supremja me këtë akt ka vërtetuar përfundimisht ligjshmërinë dhe vlefshmërinë e votave të ardhura më postë nga mërgata në përkrahje të kësaj partie.

    “Ky vendim konfirmon edhe një herë se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të kontestuar votën e lirë të qytetarëve ishin të pabaza dhe politikisht të motivuara. Përpjekja për të anuluar këto vota përbënte një tentim të hapur për të përmbysur vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë në mërgatë, vetëm e vetëm pse ata nuk votuan sipas dëshirave të Vetëvendosjes”.

    “E gjithë kjo u shoqërua me një fushatë manipulimesh, presioni publik dhe shpifjesh nga akterë të Vetëvendosjes. Për më tepër, përmes videove të publikuara nga vetë aktivistët e kësaj partie, u dokumentua qartazi ndërhyrja dhe mbushja në masë e fletëvotimeve në kundërshtim me çdo standard demokratik”, thuhet në reagimin e LDK-së.

    Më tej, LDK-ja tha se Supremja, si instanca më e lartë e drejtësisë në këtë proces, ka vulosur të vërtetën dhe ka riafirmuar parimin se vullneti i lirë i qytetarëve nuk mund të kontestohet nga asnjë forcë politike që nuk e pranon rezultatin zgjedhor.

    “Ky vendim është fitore e së drejtës, e demokracisë dhe e mërgatës sonë, e cila me përkushtim ka ushtruar të drejtën e saj të votës, pavarësisht përpjekjeve për t’u mohuar. Lidhja Demokratike e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për të mbrojtur çdo votë të qytetarëve tanë, brenda dhe jashtë vendit. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të përdhoset nga manipulimi, propaganda dhe përpjekjet për të deformuar të vërtetën”.

    “Për LDK-në, kjo është një fitore institucionale dhe morale, ndërsa për Vetëvendosjen, një dështim i turpshëm që i ekspozon para qytetarëve si një subjekt që është i gatshëm të shkelë mbi parimet demokratike për interesa të ngushta politike”, thuhet tutje në reagim.

    Në reagim, Lidhja Demokratike tha se do të vazhdojë të jetë forcë e qëndrueshme, e përgjegjshme dhe e vendosur në mbrojtjen e rendit demokratik dhe vullnetit qytetar.

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Besian Mustafa për zjarret në komuna: Mosveprimi sot mund të kushtojë shumë nesër

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Të Fundit

    Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    Policia apelon për kujdes në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore

    Anita Haradinaj: Vetëm Ramushi më duron, kam ditë me zgjedh

    Korrje-shirjet: Kurti dhe Peci i “hypin kombajës” në Suharekë

    Gjilani nis fushatën e korrje-shirjeve të mbi 3 mijë hektarëve me grurë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.