Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Suplementet më efektive për palestër

    25/05/2023 12:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në shoqërinë moderne, kërkohen gjithmonë mënyra për të optimizuar shëndetin dhe mirëqënien. Një mënyrë që ka fituar popullaritet të madh është përdorimi i suplementeve për palester. Suplementet, janë produkte të dizajnuara për të përkrahur dhe përmirësuar dietën dhe rutinën e ushtrimeve të një individi. Këto shtesa ushqimore vijnë në forma të ndryshme, si pilula dhe pluhur, dhe përmbajnë një kombinim të vitaminave, mineraleve, aminoacideve, bimëve mjekësore dhe substancave të tjera.

    GazetaDemos ka kontaktuar nutricionistët e Partners in Diet, të cilët konkluduan se suplementet më efektive për ngritje të performancës në palestër janë:

    Proteina Whey –  është suplement i cili lejon anabolizmin dhe kursyerjen e glikogjenit. Ajo ngrit sintezën e proteinës dhe rekomandohet të merren rreth 20 – 40g proteinë për vakt. Është mënyrë e lehtë dhe e thjeshtë për të përmbushur nevojat tona ditore me proteinë.  

    Kreatina – Forma më e absorbueshme është monohydrate. Është substanca më efektive ergogjenike dhe ndihmon në zhvillimin e masës muskulare, funksionin e trurit, përmirësimin e performancës, ndihmon në rikuperimin e muskujve dhe ngrit kapacitetin për të ushtruar. Doza e rekomanduar është 5g çdo ditë dhe koha kur merret nuk është me rëndësi.

    Kafeina – Suplement i cili ngrit performancën atletike dhe rezistencën ndaj lodhjes. Kafeina duhet të merret 200 – 350mg,  30 minuta para stërvitjes.

    Gjumi konsiderohet aspekti më i rëndësishëm i rikuperimit prej aktivitetit fizik.

    Melatonina është suplement i cili përmirëson kohëzgjatjen dhe kualitetin e gjumit, gjithashtu redukton apetitin ditën e nesërme. Doza e rekomanduar është 1 – 10mg, 45 minuta para gjumit.

    Hekuri – Mineral i cili ndihmon në transportin e oksigjenit, element i cili mundëson që muskujt tanë të kryejnë punën e tyre. Kur trupi ka mjaftueshëm hekur sigurohet se merr oksigjen mjaftueshëm kur i nevojitet. Femrat janë më të rrezikuara ndaj defiçiencës së hekurit dhe probabiliteti që të jenë anemike është më i lartë. Kur jeni anemik lodhja shafqet më shpejtë sesa kur keni nivele adekuate të hekurit.  Suplementimi bëhet në bazë të nivelit të defiçiencës.

    Beta-alanina –  Gjatë ushtrimeve trupi juaj prodhon jone hidrogjeni te cilat bëjnë uljen e nivelit të pH në muskuj. Muskujt punojnë në një pH specifike, dhe kur kjo pH bie nën këtë nivel performanca e muskujve fillon të bie. Agjenti alkalizues Beta – alanina ndihmon në stabilizimin e pH rrjedhimisht shtyen lodhjen e muskujve dhe ngrit kapacitetin për të ushtruar. Doza efektive është 2.4 deri në 6 gram.

    L – arginina – është prekursor i oksidit nitrik ku kjo e fundit ndihmonë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë pompohet më shumë në gjak në muskujt aktiv. Kjo ndihmonë që muskujt të duken më të mbushur. Doza efektive është 1.5 deri në 3 gram.

    Asnjë sasi e suplementeve nuk konpenson një plan ushqimorë jo të balancuar.

    Artikuj të ngjashëm

    Grushtshteti në Serbi, efekti domino në rajon!

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Të Fundit

    Grushtshteti në Serbi, efekti domino në rajon!

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.