Kanë përfunduar dy pjesët e para në dy super ndeshjet që janë duke u zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës.
Në Therandë, skuadra e Gjilanit është duke fituar 2:1 ndaj Suharekës, në një ndeshje tejet interesante.
Skuadra gjilanase ka mbetur me një lojtar më pak në minutat e fundit të ndeshjes, pasi me të kuq u ndëshkua Shabani.
Kujtojmë që golat në këtë 45 minutësh të parë i shënuan: Mevlan Zeka për Suharekën dhe dyshja, Rrahmani dhe Jarovic për Gjilanin.
Pjesa e parë në ndeshjen mes Malishevës dhe Ballkanit është mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1.
Golat në këto 45 minutat e para i shënuan: Prekazi dhe Adentinji