Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Sunny Hill” në Tiranë, Veliaj: Mjaft me sherre, festivali nuk po mbahet në Moskë

    16/06/2022 15:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zhvendosja e festivalit Sunny Hill në Tiranë ka ngjallur reagime dhe debate të forta në Kosovë, ku një pjesë e qytetarëve fajin për këtë zhvendosje po ia lënë Qeverisë, disa Komunës e disa të tjerë vetë Sunny Hillit.

    Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa merrte pjesë në një organizim të Unionit të Bashkive në rajon, shprehu qëndrimin e tij se duhen lënë mënjanë sherret dhe se aktivitetet që na bashkojnë i shërbejnë më së miri kombit tonë.

    “Nuk ka nevojë të shkojmë jashtë për të vlerësuar veten, nuk ka nevojë të vijnë të huajt këtu për të na vlerësuar ata. Më në fund kemi një super aktivitet, që shpresoj do të vazhdojë çdo vit, me një super juri, por mbi të gjitha me super çuna dhe goca të talentuar, nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Jam shumë krenar për ju të gjithë! Kohët e fundit ne, politikanët, e kemi prishur pak, mundohemi të gjejmë sebepe për cic-mice, për sherret e vogla për tre vota këtu, për pesë vota atje.

    Kur një aktivitet ndodh në Tiranë, nuk ndodh në Moskë, ndodh në Tiranë. Doku Fest ndodh në Prizren, nuk po ndodh në një qytet rus, po ndodh në një tjetër qytet shqiptar. Ndaj, le t’i lëmë mënjanë çudirat që kemi parë këto kohë, dhe të kuptojmë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se ato që na ndajnë. Orët që po jetojmë, janë orët më të mira për shqiptarët”, tha Veliaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Sunny Hill 2025: Dua Lipa, Shawn Mendes, Anyma, Peggy Gou, Mochakk, Fatboy Slim dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën!

    Kush do të përformojë këtë vit në “Sunny Hill”?

    Shtyhet për nesër seanca ndaj Erion Veliajt

    Të Fundit

    Një person gjendet pa shenja jete në një banesë në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

    Kamberi takon ambasadorin e BE-së në Beograd, i tregon për pengesat që shqiptarët i kanë atje

    Ronaldo me shokë mposhtin Gjermaninë dhe sigurojnë finalen e Ligës së Kombeve

    Konfirmohet rasti i parë i murtajës te bagëtitë e imta në Shqipëri

    Avonet: Komuna e Prishtinës t’i kthejë mjetet e inkasuara kundërligjshëm nga qytetarët te “Pastrimi”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.