Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sulmoi me thikë e shufër metalike tre persona, ndalohet 21-vjeçari nga Podujeva

    17/05/2022 14:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I riu që përfundoi mbrëmë në prangat e Policisë, Labinot Toverlani, si i dyshuar për përleshjen në fshatin Ballovc të komunës së Podujevës, ku sulmoi me thikë dhe shufër metalike tre persona, është ndaluar për 48 orë.

    Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë, sipas të cilave, prokurori ka nxjerrë aktvendim për dërgimin e të dyshuarit në mbajtje, për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor”. 

    Toverlani dyshohet se sulmoi tre persona, si rezultat i një fjalosje, e ku për pasojë u shkaktoi lëndime trupore, për çka dy prej tyre janë trajtuar në QKMF-në e Podujevës, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK. 

    Raportohet se i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes në momentin kur Policia arriti të intervenojë, por nuk e shijoi lirinë gjatë pasi u kap për një kohë të shkurtër, në shtëpinë e tij, ku kishte fshehur edhe thikën që e kishte përdorur në përleshje.

    Lidhur me rastin, burimet e Sinjalit thonë se janë intervistuar palët e përfshira, të cilat kanë dhënë versionet e tyre për motivin e përleshjes.

    Artikuj të ngjashëm

    Vjen ndryshimi i motit: Rrebeshe lokale shiu priten gjatë natës dhe në mëngjes

    Inter Miami fiton ndaj Portos – Messi vendos me supergol

    Lufta Izrael-Iran, pse vendet arabe nuk duan të jenë me askënd

    Të Fundit

    Vjen ndryshimi i motit: Rrebeshe lokale shiu priten gjatë natës dhe në mëngjes

    Inter Miami fiton ndaj Portos – Messi vendos me supergol

    Lufta Izrael-Iran, pse vendet arabe nuk duan të jenë me askënd

    Sondazhi i UBO Consulting: LVV kryeson me 37.3 %, PDK: 20.6%, LDK: 16.8%

    Ambiciet e Iranit për objektet bërthamore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.