Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Kuvend ka sulmuar kryeprokurorin Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se Isufaj është prokuror që asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykatë dhe “dëshiron të bëhet kryeprokuror”.
Për këto deklarata të shefit të qeverisë ka pasur reagime të shumta, midis tyre ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Sipas saj, Kurti sapo bëri goditjen më të rëndë në drejtësi direkt nga Kuvendi.
“Albini sapo beri goditjen me të rënd në Drejtesi direkt nga Kuvendi i Kosovës”, shkroi ajo në Facebook./Demos/